Të rinjtë e Prishtinës kapen me marihuanë

Prishtina

Të rinjtë e Prishtinës kapen me marihuanë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:56
marihuanë

Sipas policisë, lënda e gjetur ishte e llojit marihuanë.

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë dje policia ka gjetur lëndë narkotike të një femër dhe një mashkull.

Sipas policisë, lënda e gjetur ishte e llojit marihuanë.

“Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 18.10.2018-14:50. Gjatë kontrollit në trup tek e dyshuara femër K/Shqiptare, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.3 gram. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 18.10.2018-14:40. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.6 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat