Prokuroria do të hetojë nëse ka pasur ngacmime seksuale në Medresenë Alauddin - Bota Sot
Prokuroria do të hetojë nëse ka pasur ngacmime seksuale në Medresenë Alauddin

Prishtina

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prokuroria do të hetojë nëse ka pasur ngacmime seksuale në Medresenë Alauddin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë "Alauddin" ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë”, ka thënë Berisha.

Akuzat për ngacmime seksuale i ka ngritur teologu Emin Bajrami, i cili pretendon se në ngacmime seksuale janë përfshirë dy profesorë të Medresesë.

Në një reagim para disa ditësh Medreseja ka thënë se këto “janë shpifje e gënjeshtra”.

Ndërkohë, Bashkësia Islame ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me organet hetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test