Beqiri kërkon mobilizimin e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme

Prishtina

Beqiri kërkon mobilizimin e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:58
Dega e Presidentit Ibrahim Rugova

Kryesia e LDK-së sot janë pritur nga strukturat e degës së III-të në Prishtinë, që njihet si Dega e Presidentit Ibrahim Rugova.

Kryetari i kësaj dege, Hazir Borovci i njoftoi të pranishmit për qëndrimet aktuale politike dhe të gjitha qëndrimet e kryesisë së LDK-së që dolën nga takimi i fundit me kryetarin Mustafa.

Siç njofton LDK, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka përcjellur të gjitha përshëndetjet e kryetarit Mustafa dhe ka falënderuar degën e III-të për kontributin e dhënë në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht rezultatit jo të dëshiruar.

Ai si çdoherë ka folur për qëndrimet e fundit të LDK-së, dialogun, kufijtë e Kosovës, Forcat e Armatosura dhe krejt në fund ka kërkuar mobilizimin e të gjitha strukturave të degës për tu përgatitur për zgjedhjet qendrore, të cilat janë të pashmangshme.

Beqiri ka kërkuar më shumë komente nga strukturat apo edhe vërejtje të cilat LDK-në do ta bënin më unike, të fortë dhe të pathyeshme ndaj konkurrentëve tjerë politik.

Skender Hyseni, ka folur më shumë për mbledhjet e vazhdueshme të kryesisë së LDK-së, në disa raste të hapura për opinionin, por edhe në takime të mbyllura. 

Hyseni ka folur gjithashtu për unitetin dhe disponimin e mirë brenda të gjitha strukturave dhe organeve të partisë, dhe unitetin e Grupit Parlamentar dhe ka përmendur suksese të qeverisë Mustafa, duke folur për një qeverisje aktuale të korruptuar dhe shkatërruese për vendin.

Strukturat e degës së III-të, me shumë komente dhe ide të shëndosha në përfundim kanë përgëzuar të gjitha paraqitjet e Kryesisë së LDK-së dhe Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht kanë shprehur përkrahje ndaj këtyre qëndrimeve, gjithashtu kanë kërkuar unitet brenda LDK-së për ta shndërruar atë në forcë dhe mobilizim të të gjitha strukturave për ta arritur fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat