Arrestohet 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Prishtina

Arrestohet 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:47
Foto

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë, me ç’rast një këmbësore ka vdekur.

Shoferi i automjetit BMW, L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret,  F.R,  femër 23 vjeç, shtetase e Kosovës dhe L.A, femër 30 vjeç, po ashtu shtetase e Kosovës.

Trupi i viktimës L. A.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat