Përse u pren blinjtë rreth oborrit te SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë?

Prishtina

Përse u pren blinjtë rreth oborrit te SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë?

Nga: Zenel Ramadani Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:19
SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë

Para pak kohe në SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë u pren blinjtë e vjetër rreth 30-vjeç me urdhërin e drejtoreshës së shkollës Samire Bllca- Balaj. Deri sa Kosova është duke u bere shkretetirë e Sahares me vjedhje e prerje ilelagale dhe shkatrrimin  e pyjeve, te cilet konsoderohen si mushkerit apo  filtrat e ajrit,drejtoresha merr vendim që të prehen të gjithë e blinjtë,shelgjet dhe drunjtë dekrues perreth oborrit të shkollës. Shtrohet pyetja, se a ishte i drejtë një vendim i tillë dhe cili ishte qëllimi i saj? 

Atëbotë ish-drejtori i kësaj shkolle, Kadri Zeqiri, bashkë me familjart e Ajet Morturit, i mbollen si fidane blinjte,disa  shelgje dhe drunjë dekorues në mënyre vullnetare. Familja Morturi e kishte shtëpinë shumë afër shkollës dhe ata u kujdesen duke i vaditur dhe krasitur për vite të tëra. Këta  blinjë u mbollen për t'a rregulluar pamjen dhe ambientin dhe për t'a pastruar ajrin, ku dihet që Prishtina e ka ajrin me të ndotur në Kosovë.

Në këtë rast pse nuk reagoi Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës dhe Inspekcioni i Arsimit?

Banorët e lagjës në fjalë, duke e ditur rënëdësinë e madhe që ka ekzistimi i blinjve, kanë reaguar me kohë,kur kanë kuptuar se blinjtë do të prehen dhe kanë protestuar duke mos lejuar prerjen e drunjve rreth shkollës,edhe pse prerja e tyre u bë pa leje të komunes dhe me intervenimin e policisë. Drejtoresha e shkollës në fjalë në mënyrë shumë arroganante  e ka ftuar policinë dhe përmes tyre i ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes dhe ka filluar prerja e drunjve rrafsh me tokën.

Sot ,kjo shkollë duket fare shkretëruar pa gjelberim. U dëmtua edhe shëndeti i nxënësve dhe qytetarve të lagjes perreth shkollës. Duhet të pritur tani rrth 30-vjet per t'u rritur ne madhësinë që kishin drunjtë që u prenë nga kjo drejtoreshë.
Në këtë rast pse nuk reagoi Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës dhe Inspeksioni i Arsimit?

Banorët e lagjës në fjalë, duke e ditur rënëdësinë e madhe që ka ekzistimi i blinjve ne oborr, kanë reaguar kur kanë kuptuar se blinjtë do të prehen dhe kanë protestuar duke mos lejuar prerjen e drunjve rreth shkollës, deri sa kanë ardhur policia.

Pavarësisht protestave dhe kundershtimit e pakënaqësisë  të banoreve që mlodhen 176  nenshkrime kunder prerjes,drejtoresha e shkollës në fjalë i ka ftuar policinë dhe përmes tyre i ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes dhe ka filluar prerja e drunjve rrafsh me tokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat