Asambleistja e LDK-së me kërkesë për Komunën e Prishtinës

Prishtina

Asambleistja e LDK-së me kërkesë për Komunën e Prishtinës

Nga: N.H Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:41
Fiknete Bejta

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhjen e dhjetë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e ku në rend të ditës do të jetë edhe propozim-vendimi për emërtimin e një rruge në “Kodrën e Trimave” me emrin “Shkollat e Herticëve”.

Bejta e konsideron  një moment historik të mbrojtjes së arsimit shqip, pasi sipas saj, kjo familje shtëpinë e vet në kohën e mbijetesës e shndërrojë në tempull të rezistencës.

“Është ky akt madhor i familjes Hertica , vendosja që hapësirat e veta familjare dhe tërë familjen ta vënë në përkushtim të mbrojtjes së shkollave”, ka shkruar ndër tjerash Bejta e LDK-së.

Ja postimi i plotë i saj:

Nesër kemi mbledhjen e dhjetë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në rend të ditës është edhe Propozim-vendimi për emërtimin e një rruge në Kodrën e Trimave me emrin “Shkollat e Herticëve”.

Kjo familje shtëpinë e vet në kohën e mbijetesës e shndërroj në tempull të rezistencës, duke shënuar një moment historik të mbrojtjes së arsimit shqip.

Është ky akt madhor i familjes Hertica , vendosja që hapësirat e veta familjare dhe tërë familjen ta vënë në përkushtim të mbrojtjes së shkollave.

Por siç e kam potencuar edhe në rastet e tjera , respekti nuk është i plotë nëse nuk ju ipet nderimi i merituar edhe familjeve tjera në Prishtinë e gjetiu në Kosovë të cilat sikurse kjo familje kanë dhënë objektet e tyre të banimit në shfrytëzim për shkollat dhe institucionet e qeverisë së atëhershme të Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës së paku ( në mënyrë simbolike ) në Muzeun e Qytetit duhet t’i listojë emrat e të gjithë atyre që kontribuan në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat