Komuna e Prishtinës hap panairin e prodhimeve bujqësore

Prishtina

Komuna e Prishtinës hap panairin e prodhimeve bujqësore

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:15
Foto arkiv

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot në sheshin "Zahir Pajaziti", për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat