Aliu: Prishtina s’po udhëhiqet siç u premtua në fushatë

Prishtina

Aliu: Prishtina s’po udhëhiqet siç u premtua në fushatë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:26
Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kritikuar qeverisjen në Prishtinë nga Shpend Ahmeti.

Sipas tij, Ahmeti, i cili fitoi zgjedhjet sa ishte pjesë e VV-së e më pas doli në PSD, nuk po udhëheq siç kishte premtuar në fushatë me VV-në.

Pas raportimeve se Ahmeti do të shkarkojë tre drejtorët nga VV-ja, Aliu ka thënë në ktv se ndarja tashmë gati ka ndodhur në qeverisjen në kryeqytet.

“Gati po thuajse ka ndodhur. Po pajtohemi se qeverisja në Prishtinë s’është si ajo që u premtua në fushatë. Tani nuk po ndodh qeverisja si e kaluara. Kemi shkëputje nga interesi qytetar dhe kemi ndikim nga të fortit. Qeverisja po rrëshqet kah oligarkia. O ndryshon qeverisja, o s’mund të vazhdojë me VV-në brenda”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV-ja do të shkarkohet sepse po i del pengesë rrugës “kah është nisur qeverisja Ahmeti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat