Azemi: Ahmeti ka disa muaj që bashkëpunon me PDK-në

Prishtina

Azemi: Ahmeti ka disa muaj që bashkëpunon me PDK-në

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:01
Egzon Azemi

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas shkarkimit të tre drejtorëve të VV-së, nga Shpend Ahmeti.

Ai ka akuzuar kryetarin Ahmetin se ka disa muaj që bashkëpunon me PDK-në, “dhe tash pushtetin duhet ta ndaj me ta”.                                       

Postimi i plotë:

Shkarkohen tre drejtorët më të mirë që aktualisht i kishte Komuna e Prishtinës.

Shumë qyetarë na pyesnin që disa muaj se pse nuk po dilni nga ky bashkëpunim? Sa për sqarim ne nuk kishim asnjëherë koalicion me PSD, dhe as nuk do të kemi kurrë. Por drejtoritë që si Lëvizje i fituam, në to punuam ndershëm dhe puna në secilen prej tyre tregon më shumë se fjalet. Shikoni vet se çfarë përformanca kishin Drejtoria e Kadastrit, e Kulturës dhe ajo e Shëndetësisë, dhe lehtë shihet dallimi.

Ne duruam edhe tradhëtinë që na e bënë dhe punuam në këto drejtime, që qytetarëve të u'a kthejmë me punë besimin që na dhanë, por një gjë e tillë për Shpendin ishte e papranueshme. Ai ka disa muaj që bashkëpunon me PDK-në, dhe tash pushtetin duhet ta ndaj me ta.

Ja pra kush janë të vet linçuarit, ja kush janë këta socialdemokratet biznismen. Të pabesë, të padijshëm e të pandershëm.

Kurrësesi nuk na ndaloni. Besimin që qytetarët e kanë në Lëvizje, nuk e shuajnë pazaret e juaja PDKPSDAAK. Shihemi shpejtë, tash vërtetë jemi opozitë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat