Tri raste me drogë në Prishtinë, tre të arrestuar

Prishtina

Tri raste me drogë në Prishtinë, tre të arrestuar

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të posedimit të substancave narkotike.

Një rast është kur Policia gjatë kontrollit tek një person ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.1 gram. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është të pjesa e quajtur “Fontana” në Prishtinë, ku policia ka arrestuar një person pasi tek ai është gjetur një qese e vogël me marihuanë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti tjetër është në fshatin Zllatar, ku pas kontrollit tek i dyshuari janë gjetur 2.2 gramë me marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat