Lagjja “Skënder Luarasi” në Prishtinë nuk ka rrymë që nga mëngjesi

Prishtina

Lagjja “Skënder Luarasi” në Prishtinë nuk ka rrymë që nga mëngjesi

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Banorët e lagjes “Skënder Luarasi” në Kodrën e Trimave në Prishtinë janë ankuar se u është ndërprerë energjia elektrike që nga ora 8:00 e mëngjesit.

Fillimisht KEDS i ka njoftuar banorët e kësaj lagje se do t’u ndërpritet energjia elektrike prej orës 8:00 deri në 17:00 për arsye se një kompani private do ta ndërroj trafon e lagjes. Mirëpo banorët thonë se as pas orës 17:00 rryma nuk është lëshuar.

“Në rrugën ‘Skënder Luarasi’ në Kodrën e Trimave në Prishtinë, e gjithë lagjja nuk ka rrymë që nga ora 8:00 e mëngjesit. Një kompani private e cila ka qenë duke e ndërruar trafon, është përgjegjëse për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ndërsa KEDS ka bërë të ditur se nuk do të ketë rrymë prej orës 8:00 deri në 17:00”, ka thënë një banor i lagjes, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri.

“Mirëpo lagjja nuk ka rrymë as pas orës 17:00. Kemi kontaktuar KEDS-in dhe ata kanë thënë se do ta dërgojnë një ekip për ta rregulluar problemin. Mirëpo as ata nuk e kanë lëshuar rrymën”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat