Vendosen grila ndaluese në udhëkryqin afër Qendrës së Studentëve

Prishtina

Vendosen grila ndaluese në udhëkryqin afër Qendrës së Studentëve

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:21
Grila ndaluese në udhëkryqin afër Qendrës së Studentëve

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenteve të shpeshta, ka vendosur grila ndaluese në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, ka bërë të ditur Komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat