​Fitorja e KF Liria, nis festa në Prizren

Prizreni

​Fitorja e KF Liria, nis festa në Prizren

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Klubi Futbollistik “Liria”, nga Prizreni në ndeshjen e sotme e mposhti ekipin nga Ferizaj, duke u rikthyer në Superligën e Kosovës.

Ndëkrohë, në Prizreni ka nisur festa e organizuar nga komuna.

“Sonte, në orën 21:00 ju ftojmë të bashkoheni në festë në Sheshin Shatërvan të organizuar nga DKRS-ja, ku do merr pjesë dhe kryetari Shaqir Totaj, për ta festuar fitoren e KF Liria dhe kthimin në Superligë. Ta kremtojmë bashkë këtë sukses të djemve tanë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Liria do të jetë skuadra e 10-të, e Superligës së Kosovës për edicionin e ri garues 2023/24.

Skuadra nga Prizreni e ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e barazhit pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0, raporton KosovaPress.

Pas 90 minutave të zjarrta në “Zahir Pajaziti”, asnjëra skuadër nuk arriti që të shënonte gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Por, as vazhdimet, dy herë nga 15 minuta nuk prodhuan ndonjë gol, edhe pse Liria pati një rast të artë në minutën e 115’ kur Berisha u gjend ballë për ballë me portierin e Ferizajt, por nuk ia doli që të shënojë, derisa Liria fitoi në penaltia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat