FSK-ja informon maturantët e gjimnazit “Loyola” mbi kriteret që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e saj

Prizreni

FSK-ja informon maturantët e gjimnazit “Loyola” mbi kriteret që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e saj

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:02
FSK, para maturantëve të gjimnazit “Loyola” në Prizren

Drejtues të lartë dhe oficerë të FSK-së, të premten, para maturantëve të gjimnazit “Loyola” në Prizren, kanë shpalosur ofertën e kësaj trupe që atyre  u mundëson të bëhen pjesë e saj në atë ardhmen. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të informimit të maturantëve dhe orientimin e ardhshëm profesional, ndërkohë që interesimi i tyre për të studiuar në qendrën e studimeve të FSK-së dhe për t’u bërë pjesë e kësaj trupe ka qenë i lartë. Gjenerali i FSK-së, Gëzim Hazrolli, dhe oficerë të tjerë të kësaj trupe, para maturantëve janë shprehur  të kënaqur me kapacitetet që ofron “Loyola” dhe me interesimin e nxënësve maturantë, të cilët të ardhmene  tyre e shohin në strukturat e FSK-së, natyrisht pas një përgatitjeje preofesionale që kalon në fazën e stdimeve dhe përgatitjeve tjera të parapara.

Këtë prezantim e vlerësoi lart edhe dr. Axel Bodefeld, drejtor i gjimanzit “Loyola”, i cili tha se është në interesin e tyre si institucion arsimor që nxënësve t’u ofrojnë mundësitë që të informohen për karrierën e tyre, të kenë mundësi  të përcaktohen drejt, sepse ata duhet të jenë në shërbim të së ardhmes dhe të përparimit të vendit tonë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit kanë bashkëbiseduar me oficerët e FSK-së, kanë parashtruar pyetje për funksionimin e kësaj trupe, për mundësinë që të studiohet në qendrën e studimeve të FSK-së, për sfidat, përgjegjësitë, por edhe për mundësinë e ngritjes në karrierë, nëse arrijnë të kalojnë fazën testuese dhe të bëhen pjesë e kësaj trupe.

I themeluar 12 vjet më parë, gjimnazi “Loyola”, bazuar në të arriturat e testit të semimaturës dhe të maturës, vazhdon të prijë për rezultate të larta në nivel vendi.

Gjimnazi “Loyola”, poashtu, nxënësve u mundëson që pas përfundimit të shkollës së mesme të kenë mundësi të punojnë dhe të studiojnë në Gjermani, në kuadër të një projekti me kompanitë më të njohura gjermane, në fushën e teknikës, teknologjisë, sistemit shëndetësor etj. /Enver Sulaj 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat