Zafir Berisha, PDK-së: Pranojeni humbjen

Prizreni

Zafir Berisha, PDK-së: Pranojeni humbjen

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:19
Zafir Berisha

Gara më e ‘nxehtë’ mes kandidatëve nga balotazhi i 19 nëntorit pas kryeqytetit, pa dyshim se është ajo e komunës së Prizrenit.Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka prinë me 50.32 % të votave ndërsa Shaqir Totaj nga PDK me 49.68 %, sipas rezultateve të KQZ-së.Por, nga partia e Kadri Veselit po kërkohet që të ketë rinumërim të votave, madje pa filluar numërimi i atyre ne postë.

Për këtë, kishte marrë vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të rinumërohen votat në këtë komunë. Por dje Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së e duke miratuar atë të Vetëvendosjes që të mos ketë rinumërim në këtë komunë.Ndërsa vendimin e PZAP-ës e ka konsideruar krejtësisht politik, ish-kandidati i Nismës për Prizren, Zafir Berisha i cili në balotazh e përkrahi Haskukën e Vetëvendosjes.“Kjo është normale, vet vendimi i PZAP-ës për rinumërim të votave pa u numëruar votat me kusht e dëshmojnë se ai vendim ka qenë puro-politik, është më shumë se sa qesharake. Këto veprime komike-tragjike që po i bënë partia që i ka humb zgjedhjet po e tregon fytyrën e vërtet. Pra, edhe nëse rinumërohen, gjë që s’ka nevojë, rinumërimi i votave e tregon saktësinë e besimit të qytetarëve për z.Haskuka.

Mirëpo, “edhe klani pronto, këtë rast dega e PDK-së e di këtë gjë, ata tash janë duke iu bërë trysni këto dy ditë e fundit njerëzve me dhënë deklarata që ka pasur pa rregullsi në zgjedhje”, ka thënë Berisha.Më tej, ai ka thënë se vendimi për rinumërim të votave s’ka asnjë bazë juridike. Sipas tij, institucioni që mori këtë vendim udhëhiqet nga partia e Kadri Veselit.“Ai është vendim puro-politik, mbi një deklaratë pa kurrfarë baze dhe unë mendoj që kapja e institucioneve edhe në këtë rast e PZAP-it nga klani pronto e rrezikon demokracinë në Kosovë dhe në Prizren, është shprehur ai.

Tutje, Berisha ka lëshuar një sërë akuzash drejt PDK-së, duke thënë se të njëjtit po bëjnë presion që të mos ta njohin realitetin e zgjedhjeve.“Ajo që unë mendoj është se jam duke e vërejt ditëve të fundit dhe sot se klani pronto është duke thurur dhe duke përgatitur deklarata të rrejshme nga njerëzit e vet duke u bërë presion që janë simptomat të cilat tregojnë se është duke u përgatitur të mos e njohin realitetin e zgjedhjeve të 19 nëntorit”, ka thënë më tej ai.

Në fund, ish kandidati nga Nisma për këtë komunë ka porositur PDK-në që në mënyrë paqësore të tërhiqen nga pushteti sepse një gjë të tillë e ka vendosur sovrani respektivisht populli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat