Mytaher Haskuka flet pas fitores

Prizreni

Mytaher Haskuka flet pas fitores

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje i cili sot ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit, ka  deklaruar për Klan Kosovën se kjo ka qenë një fitore të cilën e kanë pritur.

“E kemi thënë edhe ditën e zgjedhjeve se ky është rezultati që e kemi pritur dhe që fitorja është në anën tonë”.

“Kemi qenë në dijeni se votat me kusht nuk mund ta ndryshojnë rezultatin”, është shprehur Haskuka.

Ndërsa sa i përket votave të diasporës, Haskuka ka thënë se ata kanë votuar 100% për Vetëvendosjen.

“Diaspora kanë qenë për mua dhe  kanë votuar 100 përqind për mua”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat