Haradinaj vizitoi shkollën ndërkombëtare "Maarif" në Prizren - Bota Sot
Haradinaj vizitoi shkollën ndërkombëtare "Maarif" në Prizren

Prizreni

E mërkurë, 20 qershor 2018

Haradinaj vizitoi shkollën ndërkombëtare "Maarif" në Prizren

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot shkollën ndërkombëtare "Maarif", ku u prit nga drejtori i shkollës Ali Sedat Asllan dhe stafi i shkollës.

Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagxhilar dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, u njoftuan nga afër me punën dhe procesin mësimor që bëhet në këtë shkollë dhe vizitoi ambientin në të cilën mësojnë nxënësit nga klasa 1 deri në klasën 9.

Kryeministri Haradinaj, shprehu falënderimin për pritjen që iu bë nga stafi i shkollës, duke theksuar se të gjithë i gëzohen një shkolle të mirë në Kosovë, e cila krijon mundësi për fëmijët në Kosovë që ata të mësojnë me standarde të larta dhe me një program të mirë të edukimit.

"Kosova ka bashkëpunim të mirë me Republikën e Turqisë dhe këtë bashkëpunim e dëshmon edhe kjo shkollë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se shkolla "Maarif" ka një program dhe nivel të lartë të edukimit.

"International Maarif Schools of Kosova", synon t'i edukojë dhe t'i arsimojë të rinjtë kosovarë, brezat e ardhshëm të Kosovës me standarde sa më të mira, në mënyrë që ata të jenë të dobishëm për rrethin ku jetojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test