Kryetari i Malishevës uron Vitin e Ri

Prizreni

Kryetari i Malishevës uron Vitin e Ri

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 17:20
Ragip Begaj

Kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes një postimi në 'Facebook' ka uruar festën e Vitit të Ri, përcjellë Mediat Shqiptare.

"Sot, po përmbyllim një vit me plotë sfida dhe vështirësi për të gjithë, por të suksesshëm. Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, me rastin e ardhjes së Vitit të Ri 2018, uroj që të gjithë së bashku, të kemi një vit të mbarë. Uroj që në vitin 2018 të keni shëndet, suksese dhe të gjitha të mirat", ka shkruar ndër tjerash Begaj.

Begaj ka uruar në mënyrë të veçantë, të gjitha familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe të gjithë mërgimtarët.

"Në këtë ditë të fundvitit, në mënyrë të veçantë, i përshëndes të gjitha familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe të gjithë mërgimtarëve ju dëshiroj mirëseardhje në vendlindje, e po ashtu i përshëndes edhe ata mërgimtarë që s’kanë mundur të jenë sot në vendlindje", përfundoi i pari i Malishevës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat