Fëmijët me Syndrom Down meritojnë më shumë mbështetje institucionale

Prizreni

Fëmijët me Syndrom Down meritojnë më shumë mbështetje institucionale

Më: 4 mars 2018 Në ora: 18:45
Kadri Veseli, ka vizituar sot fëmijët e prekur nga sindroma Down në Prizren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot fëmijët e prekur nga sindroma Down në Prizren, me ç’rast tha se kjo kategori e shoqërisë sonë meriton më tepër përkrahje të institucioneve të vendit.

“Mbështetjen tonë e meritojnë shumë fëmijët me Syndrom Down. Sot, i vizitova në shoqatën e tyre në Prizren. Sa herë që i takoj, kaloj momente të jashtëzakonshme. Ata meritojnë më tepër përkrahje institucionale”, shkruan Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat