Limaj: Brenda dhjetë ditëve do të ketë hapa konkret për zonën ekonomike në Prizren - Bota Sot
Limaj: Brenda dhjetë ditëve do të ketë hapa konkret për zonën ekonomike në Prizren

Prizreni

E martë, 20 nëntor 2018

Limaj: Brenda dhjetë ditëve do të ketë hapa konkret për zonën ekonomike në Prizren

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:56
Fatmir Limaj dhe Bajram Hasani kanë vizituar komunën e Prizrenit ku janë pritur nga Mytaher Haskuka

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka premtuar se edhe qyteti i Prizrenit do ta ketë zonën e vet ekonomike.

Limaj tha pas takimit me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, se pret që brenda dhjetë dite do të bëhen hapa konkret në fillimin e punës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren.

Numri dy i Qeverisë, theksoi se sot kanë ardhur në Prizren, për t’ia shprehur udhëheqjes komunale, dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë e obligimin që ka Qeveria e Kosovës për të mbështetur komunat e saj.

Më këtë rast, Limaj shfrytëzoi rastin që në emër të Qeverisë t’i ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme që ka mundësi të jep Qeveria kryetarit të komunës dhe qeverisjes komunale në realizimin e objektivave të tij, në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Prizrenit në investime në këtë qytet dhe fshatrat përreth.

Limaj: Edhe Prizreni do ta ketë zonën e vet ekonomike

“Prizreni është një qendër me vetiniciativë jo vetëm kulturore por shumë e fuqishme edhe ekonomike dhe njerëzit tanë këtu që merren me biznes kanë nevojë për kushte për të zhvilluar biznesin e tyre dhe besoj se jemi në një moment që përfundimisht edhe Prizreni do ta ketë qendrën e vet ekonomike. Sot u biseduan detajet, kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij bashkë me ne, kanë mbetur edhe disa gjëra që kanë mbetur të diskutohen në Prishtinë dhe unë pres brenda djetë ditësh hapa konkret të implementimit të atyre çka kemi biseduar sot”, tha Limaj.

Limaj premtoi mbështetje edhe për një projekt tjetër të rëndësisë së veçantë, ndërtimin e rrugës së Kabashit, të cilën e quajti edhe historike.

Limaj: Rruga e Kabashit është edhe historike

“Siç u tha Parku i Biznesit është hapje e një perspektive të re të potencialit turistik që ka Prizreni dhe regjioni i saj, siç është rruga e Kabashit, që për mua nuk është vetëm turistike por edhe historike, duke ditur të kaluarën e atij rajoni dhe me kalaja dhe gjithë ato çka përmban ajo zonë agrokulturore dhe agrobiznes e agroturizëm”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, duke shprehur falënderime për zëvendëskryeministrin Limaj për mbështetjen e dhënë, tha se ata si komunë kanë dy çështje prioritare aktualisht.

Haskuka: Zona Ekonomike dhe rruga e Kabashit, prioritet i yni

“Në atë aspekt dy çështjet prioritare për komunën që biseduam janë çështja e zonës ekonomike, pastaj rruga e Kabashit, për të cilën po mendojmë që duhet ta hapim për turizëm. Po ashtu me zëvendëskryeministrin biseduam çështjen e infrastrukturës në fshatin Zym, e cila ka qenë një kërkesë që është bërë edhe ndaj zëvendëskryeministrit edhe ndaj meje personalisht. Biseduam edhe për çështje tjera, por një gjë u siguruam që zonën ekonomike duhet ta bëjmë sa më shpejt sepse është në interes edhe të qeverisjes komunale edhe asaj qendrore, që Prizreni të ketë zonën ekonomike që të kemi investime edhe nga jashtë edhe nga brenda”, u shpreh Haskuka.

Edhe për investime në fshatin Zym dhe projekte tjera infrastrukturore brenda në qytet, zëvendëskryeministri Limaj i ofroi mbështetje kryetarit Haskuka.

Parku i Biznesit do të ndërtohet edhe në Prizren

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani kanë vizituar komunën e Prizrenit ku janë pritur nga kreu i saj Mytaher Haskuka.

Pas takimit Limaj tha se i shprehën përkrahjen e plotë kryetarit të komunës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren por edhe projektet tjera për këtë qytet.

Limaj shtoi se Parku i Biznesit shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet.

Ndërsa kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se kërkoi nga zëvendëskryeministri Limaj që Parku i Biznesit të nis të ndërtohet sikurse edhe rruga e Kabashit dhe infrastruktura në fshatin Zym.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test