Rahoveci me sanksione për ata që hedhin mbeturina në deponi ilegale

Prizreni

Rahoveci me sanksione për ata që hedhin mbeturina në deponi ilegale

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë ditës së enjte ka nënshkruar dokumentin me të cilin njofton të gjithë qytetarët, operatorët ekonomik dhe ekonomitë familjare se nga data 21 e këtij muaji do të merren sanksione në raport me të gjithë ata persona juridik dhe fizik, të cilët i hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta) në ato vende që nuk janë të përcaktuara.

“Komuna e Rahovecit ka krijuar një Task-Forcë (ekip të posaçëm) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Komunës së Rahovecit, Drejtorinë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Ndërmarrjen komunale Eko-Regjoni si dhe kompanitë e tjera që operojnë në territorin e Komunës së Rahovecit, të cilat kanë për obligim ta monitorojnë 24 orë dhe 7 ditë në javë dukurinë e hedhjes së mbeturinave në vende ku nuk janë të përcaktuara nga Komuna e Rahovecit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna në bashkëpunim edhe me vullnetarët ka filluar pastrimin e deponive ilegale.

Po ashtu, komuna ka ftuar të gjithë qytetarët që në rast se shohin persona të pa përgjegjshëm duke hedhur mbeturina në deponi ilegale të lajmërohen në këtë numër telefoni 045-134-001.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat