Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, është takuar sot me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për projektet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të kopshtit të fëmijëve, që do të fillojnë së shpejti të ndërtohen në Prizren, nën mbikëqyrjen e MAP-it.
Yagcilar dhe Haskuka, u dakorduan, që me mbështetjen e MAP-it, sistemet elektronike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët do të integrohen sipas Kornizës së Interoperabilitetit dhe do të zhvillohen platformat elektronike për ofrimin e shërbimeve ``one stop shop``, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Kryetari Haskuka, duke vlerësuar bashkëpunimin me MAP-in falënderoi ministrin për përkrahjen e tij për projekte shumë të dobishme për qytetarët e Prizrenit.