Prizren, si në filma: Ua ndalë veturën përpara dhe shtie në drejtim të tyre

Prizreni

Prizren, si në filma: Ua ndalë veturën përpara dhe shtie në drejtim të tyre

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së martës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një tentim vrasje si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.

“Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet Audi A 3 nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5 në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë  ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre”, njofton Policia e Prizrenit.

“I dyshuari  më pas është larguar në drejtim të panjohur.  Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij por nuk është gjetur për t’u arrestuar”, thuhet në kumtesë.

Pasi ka shtënë i dyshuari në drejtim të personave, njëri prej plumbave thuhet se ka goditur në njërën gomë të veturës, por që nuk ka qëlluar në ta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat