Gazeta “Bota sot” dite me pare ka raportuar për kërcimin e avokat Gent Gjini, nga kryetari I Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha
“Nëse ty ta ka mbetur me dal në mediume, dhe me fol keq për këtë gjykatë, , atëherë lëshoje Prizrenin më mirë...” Këto ishin fjalët e plota që kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, i kishte drejtuar kundrejt avokatit të kësaj Gjykate, Gent Gjini.
Gjini kishte theksuar se për këtë rast është iniciuar procedurë penale ndaj Ymer Hoxhës në prokurorinë e Prizrenit. Gjini, thotë se si i dëmtuar është paraqitur dhe intervistuar tek prokurori çështjes, ku sipas tij nga faktet dhe provat të cilat i ka do ngre aktakuzë, dhe Hoxha do merr përgjegjësinë e merituar penale.
E tani avokat Gent Gjini ka parashtruar kërkese që me këtë lend të merret misioni I Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
Gjini ka bashkangjitur edhe disa foto ku shihet shkresa e paraqitur në EULEX.
“Unë kam parashtruar kërkesë për shqyrtimin e kësaj lende edhe në EULEX dhe shkresa është ne protokoll dhe këto lende te profileve të larta I merr ky mision” ka përfunduar Gjini
Vlen të theksohet se prokuroi I akuzuar Ymer Hoxha, vazhdon të mohojë këto akuza duke thënë se nuk është e vërtet që kishte kërcënuar avokat Gent Gjinin.