Në Rahovec aprovohet vendimi për lokacionin e mbeturinave nga ndërtimet - Bota Sot
Në Rahovec aprovohet vendimi për lokacionin e mbeturinave nga ndërtimet

Prizreni

E hënë, 16 korrik 2018

Në Rahovec aprovohet vendimi për lokacionin e mbeturinave nga ndërtimet

Më: 31 maj 2018 Në ora: 09:18
Kuvendi Komunal i Rahovecit

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka aprovuar vendimin për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponinë e mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore.

Gjatë ditës së mërkurë, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, të kryesuar nga Afrim Dina dhe në prani të Kuvendarëve të Kuvendit, Kryetarit Smajl Latifi, drejtor të Drejtorive Komunale, monitorues nga OSBE dhe LMT.

Sipas kumtesës për media bëhet e ditur se pas diskutimeve nga kuvendarët në këtë mbledhje u  aprovuan këto pika: Vendimi për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponinë e mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore, Vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në fshatin Ratkoc, Vendimi për destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore (Stone Castle), Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec, parcela 03709-0,03710-0, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-1, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-2, Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec-Remnik, parcela 03818-0,03870-0,03871-0,03819-0, Vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacionit dhe dhënia në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme Komunale, Vendimit për formimin e Komisionit ad-hoc për zgjedhjet e Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe këto pika: Raporti i Auditimit të Brendshëm për Drejtorinë për Punë Inspektuese, Informatë rreth sigurisë në shkolla të Komunës së Rahovecit dhe Informatë rreth ecurisë së hartimit të PZHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test