Varrezat në Prizren kanë humbur në bari - Bota Sot
Varrezat në Prizren kanë humbur në bari

Prizreni

E premte, 21 shtator 2018

Varrezat në Prizren kanë humbur në bari

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 15:30
Varrezat në Prizren

Ceremonitë mortore në varrezat e lagjes Arbana në Prizren po zhvillohen më vështirësi. Kjo ngase në këtë vit akoma nuk është kositur bari në to.

Qytetarët që po u humbin familjarët, po detyrohen që të kositin pak metra barë për të hapur varrin. Banorët e asaj zone po kërkojnë ndërhyrjen e Komunës.

“Këto në foto janë varrezat e lagjes Arbana, siç po shihen janë në një gjendje kaotike sepse bari është rritur aq shumë sa që gati e pamundëson edhe ceremoninë e varrimit. Mbesim me shpresë se do filloni largimin e barit nga varrezat. Ju faleminderit”, thuhet në reagimin e një qytetari drejtuar Komunës së Prizrenit nëpërmjet platformës ndreqe.com.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test