Shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit - Bota Sot
Shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prizreni

E diel, 23 shtator 2018

Shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 07:31
Shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku aktivitetet kryesore janë paraparë të mbahen në Prizren.

Aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit:

1. Ora 9:00 - Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

2. Ora 09:30 - Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.

3. Ora 10:00 - Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).

4. Ora 11:00 -Akademia Solemne (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).

5. 11:30 - Konferencë për media (Hotel Theranda).

6. Ora 12:00- Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes (Klubi i Mundjes Prizreni), Pallati i Sporteve.

7. Ora 13:00 -Konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes (Tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë), salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

8. Ora 15:00 -Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë, Hamami i qytetit në Prizren (10-20 qershor).

9. Ora 20:00 - Mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota (Prizren, sheshi i qytetit).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test