Policia nuk arreston askënd për vdekjen e 16 vjeçarit në Prizren

Prizreni

Policia nuk arreston askënd për vdekjen e 16 vjeçarit në Prizren

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:39
?Policia

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat një punëtorë i mohës 16 vjeçare ka humbur jetën sot në fabrikën e stiroporit në Prizren.

“Për mosrespektim të kodit të punës nga shteti tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Mirëpo Policia e Kosovës, nuk ka arrestuar askënd për këtë rast.

Në një deklaratë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për atë rajon, Hazir Berisha ka thënë se informatën e kanë pranuar informacioni rreth orës 12:13 minuta dhe patrulla policore sipas tij ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Po ashtu është informuar edhe emergjenca në spitalin rajonal e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për shkak të natyrës së lëndimit në atë incident është dashur të thirret edhe njësia e zjarrfikësve. Dyshohet se viktima ka rënë në një makinë dhe ka humbur jetën ndërsa të gjitha njësitet relevante për kryerjen e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit është informuar. Njëherë për njëherë nuk ka asgjë më tepër”, ka thënë ai.

Berisha tregon se punëtori në fjalë ka rënë në një makinë që merret me përpunimin e stiroporit.

Kur është pyetur nëse është arrestuar ndokush për shkak të moshës së fëmijës dhe akuzave të Sindikatës ai ka filluar të argumentojë me redaksinë duke thënë “kush po ju thotë që duhet me u arrest kur punon një 17 vjeçar”.  Megjithëse nuk ka qenë në gjendje të tregojë saktësisht moshën e punëtorit për të cilin sindikata pretendon se është fëmijë.

“Na e dimë që është I 2001-es [i lindur]”, ka thënë ai.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot ka humbur jetën në vendin e tij të punës një 16 vjeçar që punonte në fabrikën e Stiroporit në Prizren.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sipas informacioneve të para sot humbi jetën në vend të punës një 16 vjeçar nga fshati Lubizhde i Prizrenit. Punëtori punonte në fabrikën e stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat