Haskuka i përgjigjet ankesave për ndërprerje të ujit në Prizren - Bota Sot
Haskuka i përgjigjet ankesave për ndërprerje të ujit në Prizren

Prizreni

E martë, 17 korrik 2018

Haskuka i përgjigjet ankesave për ndërprerje të ujit në Prizren

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:16
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka reagoi ndaj ankesave për reduktime të gjata të ujit në qytet.

Sipas tij kjo po ndodh për shkak të problemeve në riparimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit.

“Dje pas ankesave të shumta për ndërprerje të ujit kërkova shpejgime shtesë për punmiet, sipas inormatave, reduktimet e ujit kanë zgjatur më shumë ngase në pjesën ku po zhvillohen punimet, rrjeti i ujësjellësit ishte më i vjetër së 70 vite dhe intervenimet me pjesët e reja nuk i janë përshtatur sistemit të vjetëruar”, tha Haskuka

Ai po ashtu tha se kritikat e qeverisjes së kaluar mbi këtë temë, janë sharje e vetvetes.

“Derisa i kuptoj shqetësimet e sinqerta të qytetarëve, nuk mund të kuptoj disa eksponentë të pushtetit, ngase të kritikosh furnizimin me ujë është të kritikosh pushtetet e kaluara, pra vetëveten, ngase këto investime është dashur t’i kemi shumë më përpara”, shkroi ai.

Ai kritikoi udhëheqësit e mëparshëm komunalë edhe për mos mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke thënë se tashmë shërbimet e ujësjellësit po i ngjajnë innfrastrukturës së shekullit të kaluar.

“Neve na mbetet puna e vështirë por do t’i rregullojmë të gjitha problemet e trashëguara. Shërbimet publike do të modernizohen, gjersa qytetin historik do të mbrojmë”, përfundoi ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test