Prokuroria rrëzon kallëzimin penal të avokat Gent Gjinit, ky i fundit kërkon që me rastin të merret Prokuroria e Gjilanit

Prizreni

Prokuroria rrëzon kallëzimin penal të avokat Gent Gjinit, ky i fundit kërkon që me rastin të merret Prokuroria e Gjilanit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini i cili javë më parë i kishte raportuar mediave se është kërcënuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha ka treguar për “Bota sot” se kallëzimi penal ndaj Hoxhës ku Gjini e kishte  bërë javë më parë është rrëzuar po nga Gjykata Themelore në Prizren

Gjini ka theksuar se ky vendim është marrë po ata persona që ai i kontrollon

Tutje Avokat Gjent Gjini ka shtuar se me këtë rasti ka kërkuar të merret Prokuroria e Gjilanit

Gjini ka thënë se në kuptimin kur prokurorët, gjyqtarët akuzohen dyshohen, për vepra penale kërkesat penale ndaj tyre nuk duhen të procedohen në qytetin e Prizrenit, por në Prokurorinë e Gjilanit. Kjo është parim dhe është përcaktuar si rregull. Dhe që është praktikuar me shume të tjerë, të cilët kanë qenë të akuzuar, janë iniciuar dyshimet për ta.

“Unë ndihem i indinjuar, se si parimisht ka vendosur Prokuroria Themelore e Prizrenit, për rastin që ta "HUDH KALLEZIMIN PENAL" ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha. Pra kjo është shumë "normale" sepse ndikimi i tij, inferferimi i tij klanor, se çka ka instaluar në prokurori, janë po ata persona që ai i kontrollon vetë. Por problemi qëndron në atë se unë vazhdimisht, me kërkesa të mia kam kërkuar që rastin ta merr Prokuroria e Gjilanit, sipas marrëveshjes, bile të paktën ata vet zyrtarisht prokuroria e Prizrenit, është dashur të shpallet in kompetente dhe të e respekton marrëveshjen në Gjilan. Në kuptimin kur prokuroret, gjyqtaret akuzohen dyshohen, për vepra penale kërkesat penale ndaj tyre nuk duhen të procedohen në qytetin e Prizrenit, por në Prokurorinë e Gjilanit. Kjo është parim dhe është përcaktuar si rregull. Dhe që është praktikuar me shume të tjerë, të cilët kanë qenë të akuzuar, janë iniciuar dyshimet për ta. Rast nga ky lloj precedanti kemi ( Për Prokurorin e Krimeve të Renda, Bajram Hamitaga, shoferi i tij Luan Delili, gjyqetarja Elvane Gjini janë proceduar kërkesat e tyre penale në qytetin e Gjilanit. E ndërsa për gjyqtarin e Gjilanit këtu Behar Ymeri dhe gjyqtarët e prokurorët tjerë ata janë gjykuar në qytetin e Prizrenit sipas marrëveshjes. Po ashtu vec tjerash konflikti i interesit qëndron në atë se në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, punon nipi i kryetarit Ymer Hoxha pra Lulzim Hoxha. Pra për gjithë këta kur janë filluar dyshimet në prokurori, me kallëzim penale, ndaj profileve që bartin petkun e prokuroreve dhe gjyqtarëve, ata janë hetuar dhe gjykuar në Prokurorin e Gjilanit e ndërsa këtu prokuroria e Prizrenit qëllimisht edhe përkundër, kërkesave të vazhdueshme që kam bërë që lënda të bartet lënda në prokurorin e Gjilanit, prokuroria këtë lëndë e mban qëllimisht, dhe me këtë e shkel edhe parimin e pavarësisë së gjyqësorit”

Avokat Gent Gjini ka thënë këtë lende do ta dërgojë në Gjykatën Kushtuetuese dhe në Komisioni Parlamentar për Legjislacion

“E si në veçanti unë si viktimë dhe i dëmtuar, për akuzat të kërcënimit dhe keqpërdorimit të autorizimeve publike i cili hetoj ky "Kryetar" Ymer Hoxha. Pra këtu leje që kemi konflikt të pastër interesi, ku vetë prokuroria e Prizrenit vendos për këtë rast, dhe interferimet e Ymer Hoxhës janë të dukshme këtu është shkelur pavarësia për të pasur gjykim të drejtë dhe të pavarur. E jo të veprohet me dy standarde, në rastin tim si avokat ndaj "Kryetarit" Ymer Hoxha. Kur ndaj personave të apostrofuar më lartë si prokurorët dhe gjyqtarët të Prizrenit rasti i tyre gjithmonë ka kaluar në Gjilan. E rasti i Ymer Hoxhes është i më i veçantë, se siç ju kam thënë ky person është mbi ligjin, ka instaluar disiplinë të diktaturës dhe diktatit ndaj prokuroreve dhe gjyqtarëve të ndëgjushëm, e si konfliktit të interesit, dhe ndikimet interferimi janë tepër  të dukshme, që bile mund të i sheh edhe nëpër kafene të shadervanit. Si rast vlen të ceket se Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Zt.Bajrami ka qenë edhe kryetar por njëkohësisht edhe gjyqtar pra gjykonte lënde. Pra statusin e ka pasur të gjyqtarit, ashtu edhe ish kryetari i gjykatës themelore të Mitrovices Zt,Kutllovci. E tani ju them unë, se këtu nuk mbaron kriminaliteti i organizuar i tyre ndaj meje, por me ligj dhe me fakte këtë lënde do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në Komisionin Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës dhe se po ta sheh se çka shkruan aty në "HUDHJE TË KALLEZIMIT PENAL" është turpi i drejtësisë së sistemit gjyqësorë dhe prokorurial të Kosovës. Pra aty ndaj Ymer Hoxhes, nuk merren si rrethane e përgjegjësisë penale, se a ka pasur të drejtë ai të më herët mua, dhe te i jap llogari atij, e leje fjalët "alla katunarqe" lëshoje Prizrenin etj.” ka përfunduar avokat Gent Gjini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat