Nxënësve të Mjekësisë në Prizren që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha, ju mundësohet rivlerësimi - Bota Sot
Nxënësve të Mjekësisë në Prizren që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha, ju mundësohet rivlerësimi

Prizreni

Nxënësve të Mjekësisë në Prizren që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha, ju mundësohet rivlerësimi

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Vendimi është marrë nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri.

Ky vendim duhet të zbatohet në afat prej 5 ditësh.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren,

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Zade Bytyci, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

Drejtoria e shkollës ka të drejtë ankese.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test