KE financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim në UPZ - Bota Sot
KE financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim në UPZ

Prizreni

E mërkurë, 19 shtator 2018

KE financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim në UPZ

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:26
Mihone Kerolli dhe Ramë Vataj

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ka nënshkruar marrëveshjet e grantit për projektin “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim”, financuar nga Bashkimi Evropian, me Mihone Kerolli Mustafa, përfaqësuese zyrtare e këtij granti.

Sipas njoftimit të UPZ-së, qëllimi grantit është themelimi i Institutit nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rektori i Vataj e vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij granti, duke theksuar së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të UPZ-së.

Partnerë në këtë projekt janë: International Business College Mitrovica- IBCM në Mitrovicë, Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North West (UK), Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Dhoma e Tregtisë në Kosovë.

“Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere kanë shprehur entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti. Ky projekt do të arrijë deri në 20,000 persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale). Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda UPZ dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë. Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive, thuhet në njoftim.

Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë.

Vlera e përgjithshme e këtij granti është 1.164.002,00 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test