Rahovec, më 18 korrik nis ‘Epopeja e korrikut 1998’

Prizreni

Rahovec, më 18 korrik nis ‘Epopeja e korrikut 1998’

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec organizojnë aktivitetet “Epopeja e korrikut 1998”.

Sipas njoftimit, aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:

-Më 18 korrik 2018

-Ora 10:00 - Homazhe tek vendi i betejës  tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë

-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. 

Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

-Ora 17:00 -organizatat e dala ngalufta nga lufta e UÇK-së organizojnë akademiperkujtimore për komandantin Gani Paçarizi  në sallën e kuqe në pallatin e rinisë në Prishtinë.

-Më 19 korrik 2018

-Ora 11:00- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)

-Më 21 korrik 2018

-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec

-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve ,,Epopeja e korrikut'98".

Ju ftojmë që ti përcjellëni aktivitet!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat