Në Prizren shënohet 2–vjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi, në ceremoni Kurti dhe dy ish-presidentë

Prizreni

Në Prizren shënohet 2–vjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi, në ceremoni Kurti dhe dy ish-presidentë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 07:44
Tentimi për grushtet në Turqi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për "15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar", ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e sotme.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat