AAK në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme (Dokument)

Prizreni

AAK në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme (Dokument)

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:37
Foto

Dega e AAK-së në Prizren përmes 16 nënshkrimeve të mbledhura ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, duke kërkuar debat për mos mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, përcjell KosovaPress.

“Në bazë të nenit 44, Pika 1 dhe Pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mos mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Bashkëngjitur kërkesa me listën me 16 nënshkrime të Anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit për mbledhje të jashtëzakonshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat