Haskuka publikon kontratat me bizneset - Bota Sot
Haskuka publikon kontratat me bizneset

Prizreni

E enjte, 18 tetor 2018

Haskuka publikon kontratat me bizneset

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 20:08
Mytaher Haskuka

Komuna e Prizrenit i ka publikuar kontratat e lidhura me operatorët ekonomikë. Prizreni bëhet komuna e tetë në Kosovë që ka publikuar kontratat e lidhura me bizneset për kryerjen e punëve dhe ofrim të shërbimeve apo furnizime.

Këtë premtim Mytaher Haskuka e kishte bërë në “DebatPernime” në kohën e zgjedhjeve komunale.

Haskuka kishte thënë se këtë premtim do ta realizonte në gjashtëmujorin e parë të qeverisjes së Prizrenit nga ai. Por, ky realizim ka ndodhur pas tetë muajsh.

“Tre mandate Komuna e Prizrenit ka qenë më së paku transparente, e cila ka pasur më shumë probleme në aspektin e projekteve, të cilat i ka bërë Komuna dhe qytetarët nuk kanë ditë kurrgjë çka po ndodhë me Komunën e Prizrenit. Ne në pikën e parë e kemi pasur “Prizreni komunë e hapur” dhe menjëherë pas marrjes së detyrës do të mundohemi të nxjerrim të gjitha dokumentet, të cilat kanë të bëjnë me vendimmarrjen në Komunë, në mënyrë radikale, tre ose gjashtë muajt e parë, më së voni gjashtë muajt e parë ngase në çdo sektor mundet me na u dashtë një kohë më e madhe”, kishte thënë Haskuka.

Komuna e Prizrenit ka filluar me publikim të kontratave me datën 10 gusht të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test