Osho për vdekjen

Religjion

Osho për vdekjen

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 13:51
Osho

Vdekja është fenomeni më i keqkuptuar. Njerëzit e mendojnë vdekjen si fundin e jetës. Ky është keqkuptimi i parë dhe fundamental.

– Vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re. Po, ky është fundi i diçkaje që veç është e vdekur. Ky është gjithashtu një kulm i asaj që ne e qujmë jetë, edhe pse shumë pak e dinë se çfarë është jeta. Ata jetojnë, por ata jetojnë në një injorancë të tillë sa që ata kurrë nuk e takojnë jetën e tyre vetjake. Dhe për këta njerëz është e pamundur të dinë edhe për vdekjen e tyre vetjake, sepse vdekja është përvoja përfundimtare e kësaj jete, dhe përvojë e fillimit të tjetrës.

Vdekja është derë në mes dy jetëve, njëra është lënë prapa, tjetra është duke pritur përpara.

– Nuk ka asgjë të shëmtuar rreth vdekjes; por njeriu, nga frika e tij, ka bërë madje edhe fjalën vdekje, të shëmtuar dhe të pashqiptuar. Njerëzit nuk e pëlqejnë të flasin rreth saj. Ata, madje, as nuk dëshirojnë të dëgjojnë fjalën vdekje.

– Frika ka arsye. Frika lindë, sepse ajo është gjithmonë dikush tjetër i cili vdes. Ju gjithmonë e shihni vdekjen nga jashtë. Kjo është sikur kur e shikoni dashurinë nga jashtë. Ju mund ta shikoni me vite, por ju nuk do arrini të kuptoni asgjë se çfarë është dashuria. Ju mund të arrini të kuptoni manifestimin e dashurisë, por jo edhe vetë dashurinë. Ne të njëjtën e dimë për vdekjen. Vetëm manifestimin në sipërfaqe – frymëmarrje është ndalur, zemra është ndalur, njeriu që e kishte shprehi të ecëte dhe të fliste më nuk është aty: vetëm një kufomë është e shtrirë aty në vend të një trupi të gjallë.

– Këto janë vetëm simptoma të jashtme. Vdekja është transferimi i shpirtit nga një trup në një trup tjetër, apo në rast kur një njeri është plotësisht i zgjuar, nga një trup në trupin e tërë universit. Ky është një udhëtim i madh, por ju nuk mund ta njihni këtë nga jashtë. Nga jashtë, vetëm simptomat janë në dispozicion, dhe këto simptoma kanë bërë që njerëzit të kenë frikë.

– Ata që e kanë njohur vdekjen nga brenda e kanë humbur gjithë frikën nga vdekja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat