Lisbonë, 700 mijë euro vetëm për dritat e Krishtlindjes

Religjion

Lisbonë, 700 mijë euro vetëm për dritat e Krishtlindjes

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:47
Bashkia e qytetit të Lisbonës

Bashkia e qytetit të Lisbonës, ka dyfishuar këtë vit fondet për dritat e krishtlindjes, në 700 mijë euro në mënyrë që të tërheqë sa më shumë turistë në kryeqytetin portugez.

Në aeroportin e qytetit, turistët mirëpriten me këngë festive të koreve të të rinjve, një nga elementët që është zgjedhur nga autoritetet lokale për ta bërë atmosferën e festës edhe më të ndezur. 

Në qendër të Lisbonës ndërkohë, një pemë krishtlindjesh me gjatësinë e 10 kateve të një ndërtesë, ndriçon krejt sheshin me ngjyrat jeshil, kuq dhe bardhë. Dy milionë drita dekorojnë rrugët dhe do të qëndrojnë të ndezura deri më 6 janar. 

Numri i turistëve në Portugali ka ardhur në rritje vit pas viti, dhe tani, pritet të arrijë një shifër rekord. Turizmi, zë rreth 10 për qind të GDP në Portugali dhe ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndihmuar vendin të kapërcejë krizën ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat