Një komb nën zotin – besimi fetar dhe politika në Shtetet e Bashkuara

Religjion

Një komb nën zotin – besimi fetar dhe politika në Shtetet e Bashkuara

Nga: DR. ERNEST NASTO Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:40
Kopertina e librit

Vendi i veçantë i besimit fetar në historinë dhe politikën e Shteteve të Bashkuara. Nevoja e njohjes së këtij aspekti të rëndësishëm dhe reflektimit të tij në politikat e superfuqisë botërore. Ndryshimet me vendet e tjera të zhvilluara të Perëndimit. Paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së secilës nga të dy pjesët e librit.

PJESA E PARE

Amerika e vështruar nga vetvetja - paraqitje e disa ideve themelore të ndërgjegjes kombëtare amerikane dhe rolit te besimit kristian

1. Ideja e popullit të zgjedhur. Origjina e kësaj ideje tek hebrejtë. Anglia e shekullit XVI, luftrat fetare në Europë dhe ndikimi tek puritanët si emigrantët e parë drejt Amerikës. Vetëkonceptimi i tyre si popull i zgjedhur dhe paralelet me hebrejtë. Përthyerjet e kësaj ideje gjatë Revolucionit Amerikan e themelimit të Shteteve të Bashkuara. Zhvillimet në shekullin XIX, pakica me ngjyrë dhe populli i zgjedhur.

2. Shteti natyror dhe shteti kristian. Origjina e idesë së shtetit natyror. Parimet deiste të etërve themelues, pasqyrimi në kushtetutën amerikane dhe debatet rreth laicizmit të saj. Arritja e shmangjes së konflikteve fetare. Ideja e shtetit kristian, origjina dhe përpjekjet për realizimin në praktikë. Zgjimi i Dytë i Madh, kristianizimi faktik i vendit dhe afirmimi i shtetit kristian. Sfidat gjatë shekujve XIX-XX. E Djathta Fetare moderne dhe përpjekjet për rikthim tek Amerika kristiane.

3. Mijëvjeçari i lumtur, doktrina e fatit të qartë, dhe rëndësia për shtrirjen drejt Perëndimit. Profecia biblike e mileniumit dhe Amerika si kombi që do ta realizonte atë në tokë. Pasqyrimi në emblemën e Shteteve të Bashkuara (syri, piramida e pambaruar, etj). Transformimi i idesë së mileniumit në atë të fatit të qartë, lidhja me popullin e zgjedhur e me shtetin kristian. Pasojat në politikat ndaj vendasve.

4. Sistemi ekonomik amerikan dhe idealizimi i tij. Tregu i lirë dhe ideja e popullit të zgjedhur. Lufta Civile (1861-1865) dhe pasojat e saj ekonomike. Pasuria e individit si dëshmi e bekimit të Zotit. Ungjilli i pasurisë, darvinizmi social dhe shkrirja me fatin e qartë. Ekspansioni i korporatave amerikane dhe mbështetja tek idetë në fjalë. Pasojat në tiparet individualiste të sistemit ekonomik amerikan. E Djathta moderne, Tea Party, pasojat e idealizimit të tregut të lirë.

5. Ideja e pafajësisë në politikën e jashtme amerikane. Marrëdhëniet ndërkombëtare në shekullin XX dhe arsyet e formulimit idesë së pafajësisë. Ndikimi i shtetit kristian dhe popullit të zgjedhur në konceptimin e rolit “vullnetmirë” të Amerikës në botë. Iluzioni i pafajësise dhe rrënjët e tij historike. Përballja me terrorizmin e brendshëm (Oklahoma City) dhe të jashtëm (11 shtatori). Efektet e idesë së shtetit të pafajshëm gjatë 2 luftrave botërore dhe luftës së Vietnamit. Kritika e pafajësisë nga Martin Luther King dhe pakica zezake.

PJESA E DYTE

E djathta fetare dhe roli i saj ne peizazhin politik amerikan

1. Kushtet historike të lindjes së të Djathtës Fetare. Qëndrimi i besimtarëve evangjelikë ndaj politikës në vitet '50-'60, marrëdhëniet me presidentin Nixon. Fushatat e mëdha të evangjelikëve për problemet morale. Ligjërimi i abortit dhe grumbullimi në një grup presioni të veçantë. Organizata e Moral Majority: angazhimi, roli politik dhe riafirmimi i idesë së shtetit kristian.

2. Pozicionet e së Djathtës Fetare në politikat sociale e kulturore. Vendi parësor i çështjeve të abortit dhe martesave gay si më themeloret e “luftës kulturore”. Qëndrimi ndaj mbrojtjes së mjedisit, nënvlerësimi i ngrohjes globale. dhe besimi fetar. Politika e jashtme: mbështetja e ndërhyrjeve ushtarake dhe përkrahja e Izraelit mbi bazën e profecive të Biblës. Zionizmi kristian si një dukuri e veçantë amerikane, roli në mbështetjen e luftës së Irakut.

3. Politikat ekonomike të mbështetura nga e Djathta Fetare. Plotfuqishmëria e tregut të lirë dhe kritikat ndaj ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Kundërshtimi ndaj programit New Deal në vitet '30. Ulja e taksave si prioritet në çdo problem ekonomik. Kundërshtimi ndaj sistemeve shëndetësore universale. Pasojat në koston e lartë të kujdesit shëndetësor. Ndikimet e neokonservatorëve katolikë: Michael Novak, Robert Sirico, dhe kritika e tyre.

4. Ndikimi i së Djathtës Fetare në proceset zgjedhore, kritikat, dhe vendi i saj në skenën politike amerikane. Roli i këtij grupimi në rezultatet e zgjedheve që prej vitit 1980, analizë e fushatës së 2016. Kritikat ndaj së Djathtës Fetare nga grupe te ndryshme të besimtarëve kristianë, dhe nga evangjelikët progresistë. Disa përfundime rreth rëndësisë së kësaj dukurie dhe interesi për analizimin e saj.

- Përfundime të përgjithshme

- Bibliografia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat