Fushata antifetare në Gjermani: “Kulturkampf”

Religjion

Fushata antifetare në Gjermani: “Kulturkampf”

Nga: Prof. Eroll Velija Më: 10 janar 2017 Në ora: 22:20
Prof. Eroll Velija

Para 150 vjetëve, nuk ekzistonte Gjermania fare. Territori që tani njihet si Gjermani sundohej nga një numër principatash. Më e madhja ishte Prusia, që përfshinte pjesën lindore të Gjermanisë së sotme dhe një pjesë të madhe të Polonisë. Në vitet 1860-ta, Prusia filloi që të bashkojë shtetet tjera të vogla gjermane në një shtet dhe formoi Perandorinë Gjermane më 1871.

Sunduesi i këtij shteti të ri ishte kryeministri i Prusisë dhe Kancelar i Perandorisë së re gjermane, Otto von Bismarck. Bismarcku ishte një burrështetas i suksesshëm, sidomos në politikën e jashtme, por nuk pati sukses edhe në punët e brendshme të shtetit. Njëra ndër arsyet për këtë gjë ishte një grup i vogël i intelektualëve të njohur si “Liberalët nacionalë”, të ngjajshëm me antiklerikët francezë, që adoptuan politikën antifetare. Në mënyrë që të arrihej bashkimi i Gjermanisë, Liberalët nacionalë besonin se është e domosdoshme që t’i largojnë njerëzit nga sensi i bashkimit jashta kufijëve të tyre, dhe panë marrdhënjen mes një të tretës së popullatës dhe Papës si pengesën më të madhe. Inkurajuar nga liberalët, Bismarcku u lëshua në fushatën antikatolike të quajtur Kulturkampf, apo “lufta kulturore”. Kjo ishte përshkruar si luftë mbi kontrollin e intelektit të gjermanëve.[1]

Gjatë Kulturkampfit, katolikët, e posaçërisht në jug të Gjermanisë, përjetuan tirani. Më 1872, në pajtim me ligjin që u aprovua, të gjithë priftërinjët jezuitë në vend ishin rrethuar në një natë të vetme dhe iu konfiskuan institutet e tyre. Në pëlqim me “ligjin e majit” (maigesetze) aprovuar më 1873, të gjithë priftërit që punonin në qeveri u pushuan nga puna, Kishës iu ndalua përzierja në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesat dhe arsimin, si dhe temat gjatë predikimit. Një numër kryepeshkopësh ishin arrestuar dhe 1300 kisha mbeten pa priftër. Por, për shkak se këto taktika gjeneruan reaksion të fortë në mesin e katolikëve të këtij vendi kundër qeverisë, Kulturkampf u zbut. Bismarcku injoroi sygjerimet e liberalëve nacionalë, të cilët e përzien atë në këtë fushatë, dhe ngadalë e shtrëngoi Kulturkampf dhe përfundimisht u pezullua krejtësisht. Tërë  kjo fushatë rezultoi me tirani ndaj katolikëve të devotshëm gjermanë, dhe shkatërroi sensin për mirëqenien sociale të vendit. Sot shumë historianë besojnë se ishte një fiasko që shkatërroi sensin gjerman të sigurisë shoqërore. Përveç kësaj, pas Gjermanisë, vala e këtij Kulturkampf-i përfshiu edhe Austrinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Holandën, duke shkaktuar tension të madh shoqëror në këto vende.

Gjë që duhet përmendur është se intelektualët masonikë ishin ata që joshën Bismarckun në këtë politikë. Enciklopedia katolike thotë:

Por ata (masonët) pa dyshim përcollën më tutje lëvizjen me të cilën Prusia gradualisht u bë shteti udhëheqës i Gjermanisë, duke i konsideruar ata si “përfaqësues dhe mbrojtës të revolucionit modern” kundër “ultramontanizmit”, “fanatizëm”, dhe “uzurpimet papnore”. “Ata gjithashtu nxitën Kulturkampfin. Juristi i njohur dhe masoni, grandmaster Bluntschli, ishte njëri ndër agjitatorët më të shquar në këtë konflikt; ai gjithashtu nxiti Kulturkampfin zviceran… Frankmasonët gjermanë bënë përpjekje të palodhshme që të bëjnë ndikim bindës në tërë jetën e popullit në harmoni me parimet masonike, duke shfrytëzuar një heshtje të vazhdueshme të Kulturkampfit. Mjetet parimore që ata përdorën janë bibliotekat e popullarizuara, konferenca, bashkime të shoqatave dhe institucioneve të ngjashme, dhe krijimi, ku kishte nevojë, edhe i institucioneve të reja, përmes të cilave shpirti masonik përhapej nëpër popull. [2]

Kjo është, pavarsisht nga fakti se Kulturkampf ishte ndalur zyrtarisht nga Bismarcku, ajo vazhdoi me masonët, si një fushatë propagande e vazhdueshme antifetare drejtuar shoqërisë në përgjithësi. Frutet më të hidhura të kësaj lufte u vjelën në vitet e 1920-të: nacistët, që synuan që të shndërrojnë popullin gjerman në një besim pagan para krishterë, gradualisht duke fituar fuqi dhe më 1933 erdh në pushtet. Njëri ndër aksionet më të rëndësishme të nacizmit ishte inicimi i Kulturkampfit të dytë kundër autoriteteve fetare. Komentuesi amerikan Elbridge Colby shpjegon se “nacistët hapën një Kulturkampf të ri kundër Kishës katolike, duke burgosur priftër dhe duke shkarkuar nga puna peshkopë; ndryshe nga viti 1874, sidoqoftë, Hitleri gjithashtu u nis kundër protestantëve.” [3]

Shkurtimisht, aktivitetet të iniciura nga masonët për të distancuar shoqërinë nga feja, lind njërin ndër diktaturat më brutale në historinë e njerëzimit, Rajhun nacist duke e zhytur botën në Luftën e Dytë Botërore në të cilën humbën jetën 55 milion njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat