Në frymën e Martin Lutherit tek Papa

Religjion

Në frymën e Martin Lutherit tek Papa

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 08:33
Papa Françesku

Ky takim është spektakolar – në sfondin e gjallërimit ikumenik gjatë 20 viteve të fundit. E nisur nga koha kur zhvillohet pikërisht në fillim „të vitit të reformacionit" 2017 takimi i protestantëve me Papën fiton edhe më shumë rëndësi.

Kryetari i Këshillit të kishës evangjeliste në Gjermani, (EKD), Heinrich Bedford-Strohm, në prag të takimit shprehu shpresën, që „ne do ta thellojmë frymën e besimit dhe vlerësimit reciprok mes konfesioneve dhe mund ta sjellim atë në nivelin e kishës botërore". Gjithashtu ai shpreson, që „bashkë mund të mendojmë, se ëfarë hapash konkretë mund të ndërmarrim për unitetin ". Një bindje, kjo që ka shumë rëndësi për Papa Françeskun krahasuar me paraardhësit e tij.

"Takime si vëllezër"

Bedford-Strohm e njeh Franëeskun dhe mënyrën e tij të hapur të komunikimit. Në prill 2016 ipeshkvi evangjelist nga Bavaria ishte për vizitë në shtëpinë papale të pritjes Santa Marta, ku foli për rreth një orë me Franëeskun. "Ne u takuam si vëllezër. Kjo të jep shpresë ", tha ai në fund të bisedës. E kur papa Franëesku në dhjetor mbushi 80 vjeë, Bedford-Strohm në kartolinën e tij të urimit u shpreh me „respekt dhe mirënjohje të thellë " për mënyrën se si papa e kryen detyrën e tij.

Nuk është hera e parë që protestantët gjermanë shkojnë në Vatikan. Por edhe 506 vjet pas udhëtimit të një murgu të ri gjerman me emrin Martin Luther në shtetin e kishës, i cili disa vjet më vonë u ngrit kundër sistemit katolik dhe mësimeve të fesë, vizitat e evangjelistëve në Vatikan janë diëka e veëantë.

Papa nga bota e largët

Ndoshta duhej një papë nga një vend jo europian, për ta kthyer të qenit zyrtarisht kundërshtarë mes katolikëve dhe protestantëve në një bashkekzistencë plot respekt reciprok mes bësimtarëve kristian. Pas e lënë në hije mendimin e mësimit katolik, papa Franëesku thekson vazhdimisht në të gjitha kontaktet e tij të përbashkëtata mes këtyre grupimeve fetare. Ai është takuar gjatë shumë udhëtimeve me drejtues të besimit evangjelist, me babptistë, me lutheranë. Në ditën e reformacionit me ftesë të shoqatës së lutheranëve papa shkoi në Lund të Suedisë më 2016 për të marrë pjesë në një shërbesë fetare me raastin e hapjes së jubileut të reformacionit. Në tetor përfaqësues të EKD-së dhe të Konferencës Ipeshkvnore gjermane udhëtuan bashkarisht në sitet e shenjta në Izrael dhe në Palestinë. Më 11 mars në Hildesheim zhvillohet një "shërbesë ikumenike lutjesh dhe pajtimi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat