Në Kishën e Labovës së Kryqit, elementë autentik të kohës së bizantit

Religjion

Në Kishën e Labovës së Kryqit, elementë autentik të kohës së bizantit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:28
Pirro Thomo, Arben Dervishi e Skënder Allka në Kishën e Labovës së Kryqit

Një grup specialistësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, por edhe specialistë të tjerë të mirënjohur si profesor Pirro Thomo, Arben Dervishi e Skënder Allka ishin të pranishëm në kantierin e restaurimit të Kishës së Labovës së Kryqit, në Gjirokastër.

Kjo vizitë u bë për monitorimin e punëve restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit, ku elemente autentikë kanë dalë në pah si tjegullat e vjetra bizantine me të cilat ka qënë e mbuluar çatia e tamburit, por edhe e pjesëve të tjera të kishës.

Vendime të vështira e shkencore priten të merren për këtë objekt nga më të rëndësishmit e trashëgimisë tonë kulturore dhe nga më kompleksët përsa i takon restaurimit dhe kujdesit që duhet treguar gjatë tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat