Papa-besimtarëve: Mbani Biblën si celularin

Religjion

Papa-besimtarëve: Mbani Biblën si celularin

Më: 6 mars 2017 Në ora: 12:50
Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë apel njerëzve të mbajnë dhe të lexojnë Biblën me po aq shumë dedikim siç bëjnë me telefonat

Duke folur para besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit”, Papa 80-vjeçar pyeti: Çfarë do të ndodhte nëse do ta trajtonim Biblën ashtu siç bëjmë me telefonat? “Nëse kthehemi për ta marrë kur e harrojmë atë?

Nëse e mbajmë gjithnjë me vete edhe pse në një format të vogël xhepi? Nëse lexojmë mesazhet e Zotit në Bibël ashtu siç lexojmë mesazhet në telefona? Papa Françesku e cilësoi krahasimin një paradoks dhe tha se ky duhet të jetë burim refleksioni, duke shtuar se leximi i Biblës do të ndihmonte njerëzit t’i rezistonin tentimeve të përditshme. 

Papa, zakonisht pozon para smartfone-ve për “selfie” me besimtarët që mbushin sheshin në meshat e tij të përjavshme, ndërsa llogaria e tij në “Twitter” ka më shumë se 23 milionë ndjekës. Vitin e kaluar, ai i quajti internetin, median sociale dhe mesazhet SMS, një dhuratë të Zotit nëse përdoren me zgjuarsi. 

Por, në 2015, Papa Françesku i tha një vajze të re që ishte ndalur ta takonte se ai vetë, nuk dinte të përdorte kompjuterin dhe ishte një katastrofë totale për sa i takon teknologjisë. 

Papa, i bëri këto komente të fundit mbi Biblën dhe telefonin, në daljen e fundit publike të tij për këtë javë. Ai dhe drejtues të lartë të kupolës së Kishës romake, nisën pushimet e përvitshme në prag të Kreshmës së Madhe, që zgjasin deri të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat