Monsinjor Lush Gjergji e Mullah Behar Mjekiqi, shembull për shqiptarët

Religjion

Monsinjor Lush Gjergji e Mullah Behar Mjekiqi, shembull për shqiptarët

Nga: Frank Shkreli Më: 7 mars 2017 Në ora: 20:52
Monsinjor Lush Gjergji e Mullah Behar Mjekiqi

Sikur të gjitha komunikimet midis shqiptarëve të bëheshin në këtë mënyrë, (si më poshtë në videon midis Monsinjor Lush Gjergjit dhe Mulla Behar Mjekiqit), kombi shqiptar do të ishte shumë më përpara dhe më afër realizimit të objektivave të veta, se ç’është sot. 

Një bisedë plot qytetërim midis dy udhëheqësve fetarë shqiptarë të Kosovës, përfaqësues të feve të tyre respektive.  Ata folën më pak për gjërat që i ndajnë megjithëse nuk ishin shumë, por folën shumë më tepër për gjërat që i bashkojnë, si njerëz, si fetarë e mbi të gjitha si shqiptarë të një gjaku, të një gjuhe e të një tradite historike kombëtare.  Bisedën e tyre mbi tolerancën fetare midis shqiptarëve, që ishte subjekti i programit televiziv,  ata e ngritën në një nivel tjetër më të lartë, në atë të harmonizimit të mendimeve e të ideve të jetesës midis tyre.

Një shembull shumë i mirë ky jo vetëm për politikanët anë e mbanë trojeve shqiptare të cilët po i nxjerrin sytë shoqi-shoqit, kryesisht për interesa personale e partiake duke mbajtur peng të ardhmen e kombit shqiptar, por duhet të shërbejë si shembull edhe për gazetarët, analistët dhe komentuesit e të gjitha ngjyrave, të cilët diskutimin mbi problemet e ndryshme me të cilat përballen sot shqiptarët, i kthejnë fatkeqësisht shpesh në duele, gati fizike me njëri tjetrin.  Në të vërtetë, ky dialog midis Monsinjor Lush Gjergjit dhe Mulla Behar Mjekiqit është gjithashtu një shembull komunikimi në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare, e cila shpesh duket në konflikt me vetveten. Ky dialog  midis dy fetarëve, të jep shpresë se kombi shqiptar ka mundësi të ketë një të ardhme të ndritur, po të dëshirojë.

Në qoftë se kini kohë, ia vlen të shikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat