Erotika në Sufizëm

Religjion

Erotika në Sufizëm

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 4 prill 2017 Në ora: 15:38
Blerta Haxhiaj

Sufizmi shpeshherë është definuar si islamizmi mistik, një tjetër dimension i islamit, ai karakterizohet nga vlera, rite, praktika, doktrina dhe institucione që manifeston një kristalizim të praktikave mistike në islam. Nga etimologjia e konceptit Sufi janë dy origjina që mbizotërojnë - ?af? si pastërti dhe ??f – lesh (Arabisht); “Sufist është ai që vesh rroba leshi si simbol i pastërtisë së tij”. Si një aspekt asketik dhe mistik i islamit, Sufizmi, konsiderohet në pjesët ligjëruese të islamit që pajtohet me purifikimin e vetes së brendshme duke përjetuar eksperiencë direkte me Zotin si pasojë e përdorimit të aftësive zgjedhore intuitive dhe emocionale.

Seksualiteti dhe shpirtërorja, janë një formë e rëndësishme në literaturën Sufiste dhe në të menduar që janë prevalence e shumë subjekteve për tu diskutuar, të dyja duke luajtur rol në formulimin e mendimit të proçesit të mendimit dhe jo vetëm mistike por edhe Freudiane. Aty kërkohet përgjigje për çështje si vullneti i lirë, lumturia e vërtetë:  Ibn Arab -

Dashuria është besimi që mbaj: sa herë  që kthehet;

Devete e tij, dashuria është akoma besimi dhe fati im;

Historikisht Sufizmi bëhet pjesë e rëndësishme e Islamit nga periudha e hershme e Mesjetës, atëherë kur civilizimi Islamik filloi të determinohet nga modernizmi. Transmisioni i dritës hyjnore nga zemra e mësuesit të zemra e nxënësit lejon progresimin, por të dy duhet ti nënshtrohet ligjin Hyjnor. Ky misticizem ka ngjallur interes në botën perëndimore sidomos nga studiuesit. Rumi mori shumë njohje në USA aty ku Sufizmi përceptohet si formë i Islamit paqësor dhe apolitik. Michel Foucault ka shkruar se shoqëritë  përdorin si qëllim amplifikim e së vërtetës.

Ars Erotica e cila nga domosdoshmëria e cila shërbehet në mënyrë sekrete në seksualitet ishte sepse domosdoshmëria mbahet në rezerva madhore duke u pajtuar me traditat që mund ta humbë efektin e vet dhe virtyti mund të shpërbëhet. Hermeneutika në erotizmin e Rumit që shprehet në poezitë e tij tregon një traditë sekrete që e gjejme erotizmin dhe metaforën për ta shprehur atë më koncepte ezoterike. Ashtu si arti erotik mbartja mistike tregon nivelin e ezoterizmit. Imperativi për të shprehur se sekreti duhet treguar eshtë sepse sekreti nuk është i fshehtë. Një sekret komplet i fshehtë nuk është i mundur sepse atëherë ai nuk do të ekzistonte, tregimi do ta bënte atë më kuptimplotë ashtu si në erotizëm ku gjatë përformimit të aktit barazohet më përfundimin e aktit.  

Te pasazhet e Rumit dija mistike është komunikimi më erotikën. Dinamika erotike eksploron dhe simbolizon praktikat e ndryshme. Linjat erotike të strukturuara përgjatë lidhjes së simboleve të praktikave janë të lidhura dhe përgjithësuara nga subjektiviteti dhe pashmangshmërisht kuptimplotë në kontekstin kulturor. Në pasazhet e Masnavi-t të Rumi hasim kuptimin erotik, simbolika kurajon hyjnoren, ku shkrimet dhe tekstet mistike jane të shprehura terme të mishëruara dhe gjinore që janë të projektuara nën trupa seksuale dhe erotike. Rumi sjell në fokus feminilitetin si një kategori hermeneutike, aty ku funksioni biologjik i femrës si lindja është i lidhur më shpjegimin e hyjnisë mashkullore që inspiron kreativitetin. Termi  jaib, i përkthyer si ‘gji’gjithashtu nënkupton ‘vrimë’ që derivon në ‘mitër’Rumi përdorë edhe funksionin biologjik të femrës –menstruacionet – për të ilustruar një tjetër aspekt të lidhjes më hyjnoren.

Në të vërtetë dëshira mishtore janë menstruacionet e njerëzve. Këtu përshkruhet dëshira karnale në termat biologjike, në ligjet e islamit menstruacionet janë konsideruar si gjendje papastërtie ku disa ligje dhe rite janë të ndaluara, (lutja, dhe prezenca në vendet e shenjta). Rumi aludon se është lidhja ku femra është receptive ndërsa mashkulli është aktiv në mes tyre si simbol i kompletimit të aktit në kontekstin erotik. Perfaqësimi i femrës si diçka e çrregullt, cënuese dhe si krijesa thjeshtë fizike apo objekte dëshirash tregojnë pikëpamjen e trupit seksual femëror dhe seksualitetin që gjeneron në kaos dhe në shumëfishimin e tij.

Kundrejt trupit mashkullor dhe seksualitetit aty tregohet që organi seksual mashkullor lokalizohet dhe paraqitet si një force e rendit dhe e ligjit. Në kontekstin e feminizmit bashkohor diskursi gjinor dhe seksual paraqet të njëjtin pluralitet dhe shumëfishimi i gjenitaleve femërore, dëshirave dhe seksualitetin që argumentohet me pushtet. Në kontekstin androcentrik kulturor , multipliciteti i seksit femëror dhe seksualiteti shikohet si detyrim i lidhur me një tjetër kulturë dhe pluralitet simbolik që jep kënaqësinë e mishit ku seksualiteti siguron metaforen ne literaturën mistike që subordinohet në supremacinë fallike. Organi gjenital mashkullor luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tregimeve në Masnavi që ky organi ishte një organ i privilegjuar që simbolizon shumë veprime.  

Lidhja mes misticizmit dhe seksualitetit në Kristianizem është shumë kompleks sepse aty gjithmonë seksualiteti në historinë e Kristianizmit sjellja seksuale sillet rreth seksit. Në religjonet monoteiste të Judaizmit dhe Islamit praktikat seksuale si imazhet seksuale mund dhe shpesh zhvillohen në role integrale në itinerarin mistik të Zotit. Duke u dakorduar me (ash- Sheikh al- akbar) Ibn Arabi aktiviteti seksual është një e vërtetë mistike apo gnostike që është rruga favorite që të arrihet bashkimi me zotin që është edhe aktiv edhe receptiv. Triumfi i idealit të virgjinitetit prezanton një numër të madh tensionesh në historinë e misticizmit të krishtertë që tronditë shumë nga zhvillimet e tij. Rumi ishte një poet i madh, nje poet mistik, që gjeti dhe mësoi bashkimin mistik me atë të njeriut të përkryer. Rumi flet në poemat e tij Diwan of Shams of Tabriz për ndërgjegjien e brendshme që mbahet të e vërteta e përjetshme dhe jo te religjonet e organizuara dhe ritualet, sufistet shikojnë në brendësinë e tyre, analizojnë të ndërgjegjshmen dhe të pandërgjeshmen sikurse Freud në Psikoanalizë.

Dinjiteti njerëzor është bërthama e psikoanalizës dhe e traditave shpirtërore e Sufistëve, të dy metodat e veçanta lidhen me individualitetin. Kjo paraqet një lloj transcendence, si një trancedence kuotidiane që na hap ndaj botës, qënieve. Vuajtja merret si marrëdhenia më të tjerët që Freud e konstaton si gjendja e isolimit vullnetar, ku sipas tij vuajtja nuk është gjë tjetër veç së një ndjesi. Freud nuk e refuzon misticizmin aty ku e shpreh se besimin që shpirti është i tej-jetësuar më teorinë e tij të Id dhe Ego. Freud nuk ishte i vetmi që fliste për erotizmin në Literaturën Arabe Sufiste, Rumi njihet për erotizmin në poezitë e tij, Tourage, përdorë filozofinë e Lacanit që ti afrohet fallocentrizmit ekzoterik të Rumit dhe zbulon se fallusi ka kuptim arkaik që përdorë  imazhe që janë seksuale.

Destinacioni i tyre është me veten e tyre, ku mund ti gjejnë të gjitha përgjigjet. Mijëra vite më përpara se Freud bota pa kohën e arte Arabe, Ibn Arabi beson në atë pjesën e ndjërgjegjies e cila është akoma aktive që lidh Sufist më realitetin supreme apo më të vërtetën e cila shtrihet nën fasadën e mendimeve të ndërgjegjshme dhe në botën e jashtshme. Endrrat janë forma familjare të botës së jashtme por që përmbajnë kuptim të thellë. Freud referon së qëllimi i ëndrrës është si qënie e aksit të përmbushjes së dëshirës dhe është si ene mbajtëse e së vërtetës prapa metaforave. Ibn Arabi në mënyrë të ngajshme shpreh që ëndrrat përmbushin dëshirën e Sufistëve për të arritur të e vërteta e përjetshme. Metoda apo rruga Sufiste është mënyra për të arritur te e vërteta, jo nga burime të jashtme por nga gjëndra të brendshme të zemrës, mendjes, shpirtit. Vetmia apo vetmia individuale lejon që individi të gjejë vetën e tij të vërtetë përmes vetë-zbulimit. Kjo është pak e ngajshme me seancat psikoanalitike në raportin psikolog – pacient, aftësia për të qëndruar  vetëm në prezencën e tjetrit është e njohur, e bazuar mbi ndjenja, i gjallë ashtu siç do të eksperimentonte në një botë më emocione kuptimplota. Kjo lloj vetmie nuk është ajo vetmi degraduese, ajo është një lloj i tillë që të jesh në paqe me veten. Krijimi i një ekzistence të bukur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat