Festa e Pashkës, edhe ti mund ta përjetosh

Religjion

Festa e Pashkës, edhe ti mund ta përjetosh

Nga: Faton Berisha Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:47
Ilustrim

Menjëherë kur dëgjojmë festa të Pashkës, mendojmë se është e atyre apo e këtyre, sidomos populli shqiptar nuk e di të vërtetën e Pashkës.

Pashka nuk është e atyre apo e këtyre, por është festa historike për popullin hebre Izraelit dhe mund të themi që është e atyre kjo festë sepse filloi që nga koha e Izraelit që ishin robër në Egjipt, në kohën e Faraonit. Zoti i çliroi nga robëria, tirania dhe sllavëria e Faraonit dhe i dërgoi në tokën e Kananait në Izrael që u quajt toka ku rrjedh qumshtë dhe mjaltë, nën udhëqjen e Moesiut. Ata kaluan nepër shkretëtirë nëpër detin e kuq në mënyrë të mrekullueshme. Kjo quhet kalim që në hebraisht është Pasach që lëvizen nga një vend në një vend tjetër. Kuptimi i fjalës Pashkë d.m.th. kalim.

Në besëlidhjen e re kur erdhi Krishti i dha kuptim Botërisht festës se Pashkës duke u treguar se Jezus Krishti është Qengji i Perendisë që erdhi të flijohet për gjithe botën dhe që ai është shpëtimtari i gjithë njerëzimit pa dallim.

Jezusi po të njëjtën kohe të Pashkës historike të hebrejve, ai i sakrifikua në Kryqin e Golgotes, në Jeruzalem, vdiq dhe ditën e tretë i ringjall.

Jezus Krishti është Pashka (kalimi) nga mëkati në falje, nga errësira në dritë, nga skllavëria e djallit në lirinë e Zotit, nga vdekja në jetë për të gjithë njerëzit pa dallim.

Prandaj, Pashka nuk është vetëm një festë fetare me ritual, por është një kohë ku e përkujtojmë këtë kalim,Triumf mbi errësirën dhe Djallin. Mund të jetë një festë edhe kombëtare për popullin shqiptar për të përjetuar këtë ndryshim nga Krishti në jetët tona dhe kombin tonë.

Festa e Pashkës është kryevepra e dashurisë se Zotit për gjithë botën dhe për Kosovën. Zoti e Bekoftë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat