Thaçi: Muaji i shenjtë i Ramazanit, periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin

Religjion

Thaçi: Muaji i shenjtë i Ramazanit, periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin

Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:43
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektohet mbi humanizmin dhe u shtrihet dora të varfërve.

Urimi i Presidentit Thaçi:

Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë.

Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat