Sivjet më shkurtë do të agjërohet në Amerikën Jugore

Religjion

Sivjet më shkurtë do të agjërohet në Amerikën Jugore

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:29
Ilustrim

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, në të cilin myslimanët në mbarë botën agjërojnë, duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijet, ka filluar sot.

Përmbajtja nga ushqimi dhe pijet fillon që nga thirrja e ezanit të sabahut, para agimit të diellit dhe përfundon me perëndimin e Diellit, përkujton Kliks i Sarajevës.

Viteve të fundit Muaji i Shenjtë i Ramazanit në Evropë është në muajt e verës, që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore të cilat me vete bartin temperatura të larta të ditës. Kundrejt kësaj, Ramazani në hemisferën jugore bie në ditët më të shkurta të dimrit.

Sipas një dokumenti të Rijasetit të Bashkësisë Fetare të BeH-së, ditët më të gjata të agjërimit këtë vit do të jenë dita e 24, 25 dhe 26-të e Ramazanit, ose data 19, 20 dhe 21 qershor kur agjërimi do të zgjasë 18 orë e 14 minuta.

Në nivel global, kohë më të shkurtë do të agjërojnë myslimanët në Amerikën Jugore, ku agjërimi do të zgjasë rreth 10 orë. Agjërimi më i gjatë është në Glenland, ndërsa zgjatë 21 orë.

Myslimanët në Evropë do të agjërojnë nga 14 deri në 20 orë, në Afrikë nga 11 deri në 14 orë, ndërsa në Australi rreth 11 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat