Nëpër shi u ktheva në shtëpi

Religjion

Nëpër shi u ktheva në shtëpi

Nga: Enver Visoka Më: 2 korrik 2017 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Atë mbrëmje mora nga fahu im postal një letër. Ndonëse ishte e diel unë nuk prita dicka të mirë nga ajo pliko jo e zakonshme. E hapa me kujdes. Lajm i keq. Kishte vdekur njeriu me të cilin kisha kaluar njëzetë vjet miqësi. Njeriu që kurrënjëherë nuk me kishte lënduar,në këtë dhe´ të largët ku kam mërguar. Mu mbushën sytë lotë,dhe kujtimet e mira nuk kishin të ndalur. Sa e sa herë më doli përpara fytyra e tij e heshtur në prokurorinë e qytetit ku ai punonte.

Ai aty fillonte dhe niste për aq shumë vite jetën e punës,dhe në mbrëmje si zakonisht kthehej në shtëpi,kujdesej për kopsht dhe për mbesat e tij të vogla...

Të gjitha këto dhe kujtime tjera më dridhën gjithë natën e lume. Ikën edhe dy ditë tjera,dhe në ditën e tretë të gjithë miqtë e ftuar ishim në kishë. Aty ishin edhe tre mesat e vogla (parashkollore),edhe ato duhej të mësoheshin me vdekjen që ta kuptonin jetën më mirë.

Cdo gjë rrodhi mirë. Nuk kishte shtrëngim religjioz. Prifti foli për jetën e tij... Bëri lutje të thjeshta për prehje në mëshirën e paqes qiellore. Dhe në fund,ai lëshoi një këngë joreligjioze,një kengë kujtimi dhe pikëllimi. Ata me më shumë ndjenja nxorën lotë,të tjerët u mvrejtën.

Të gjithë u kthyen nga ajo përmbajtje e një ndarjeje të dhimbshme që ta kuptonin jetën më mirë. Askush nuk kishte kamerë e as mobil të bënte fotografi.(Familja e tij ishte e njohur në disa qytete me studiot e kamerave digjitale që kishte në pronësi).

Lam ksihën e vogël prapa. Të gjithë shkuam te varri i hapur të përshendeteshim me njeriun që po i kthehej dheut,pluhurit... Hodhëm mbi arkivol fletë trëndafilash me grusht. Duke i lëshuar në varr fletët e trëndafilëve,shqip i thash: Lamtumirë o miku im. Dhe shkova te prifti,i cili rrinte disa metra larg varrit të hapur.

"E përshendeta në gjuhën time". I thash.

Ai përmbajtur më nderoi.

Unë,edhe atëherë kur u ulum në resaturant të hanim supë,e të pinim kafe me embelsirë,mendoja për tolerancën fetare,dhe religjionin brenda traditës vendore si pjesë e kulturës kombëtare.

Mendova,shumë mendova.

U ktheva nëper shi.Ato dy javë shkurti isha i vetëm në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat