Miti i materializmit

Religjion

Miti i materializmit

Nga: Dedë Palokaj Më: 6 korrik 2017 Në ora: 13:36
Dedë Palokaj

Dolem nga toka apo erdhëm nga qielli? A na krijoj materia apo Zoti? Shkencërisht nuk dimë se prej nga vim dhe ku shkojmë? Shkenca ka mundur të përqendrohet në tri pohime: Jeta është e bukur (optimizmi); Jeta është e shëmtuar (pesimizmi); Jeta ka të bukurën e saj dhe anën shëmtuar (pesimizmi i matur). Asnjë filozofi nuk ka arritur as sot e kësaj dite të thotë e të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër.

Çështja e origjinës, esencës, strukturës, ligjeve përkatësisht çështja ontologjike, ka qenë në qendër të përsiatjeve dhe të analizave filozofike të të gjithë filozofëve të të gjitha kohëve. Të gjitha pikëpamjet filozofike që nga Greqia antike e këndej, kujdes të veçantë i kushtuan problematikës së ekzistencës, përkatësisht zanafillës së krijimit të botës.

Duke u bazuar në krijimin, shumë filozof, shkenctarë, dhe mendimtarë të dalluar, shpjegonin se gjithësia e ka Krijuesin e vet - Zotin. Në kundërshtim me këta, përkrahësit e teorisë së materializmit kishin formuar të ashtuquajturin konceptin ateist i cili lulëzoj gjatë periudhës së ideologjisë komuniste që lindi në Europë në shek. XIX e cila në shumë vende u imponua edhe me dhunë si “religjion” i ri.

Përkrahësit e materializmit dialektik konfirmuan se baza më e thellë dhe më primare e botës është materia. Materia e cila e përbën botën fizike sipas përkrahësve të materializmit njihej si realitet i vetëm dhe parësor - materia mbi të gjitha. Mirëpo shpirti, vetëdia, arsyeja dhe ndërgjegjja konsideroheshin si dytësore, si produkt i dorës së dytë dhe si forma më e përsosur e materies e shfaqur në një shkallë të caktuar të zhvillimit të saj.

Të gjithë ata që ngulën këmbë në filozofinë materialiste e vendosën materien mbi çdo gjë dhe konsideruan se materia është realitet i pa fund që s’ka fillim as mbarim. Përkrahësit e kësaj doktrine sugjeronin se gjithësia është një konglomerat i materies që kishte ekzistuar përgjithmonë dhe se çdo gjë që ekziston është e përbërë nga materia dhe vetëm nga materia. Kështu ndërtohej miti i materializmit dhe shtrohej platforma e re ateiste e ideologjisë marksiste.

Përkrahësit e këtij miti konsideronin se Zoti është pengesë për përparimin e shoqërisë njerëzore dhe për ta “eliminuar” Zotin nga shoqëria, shpjegonin se materia ka organizuar veten dhe si një uvertyrë rastësie kinëse e paska lindur jetën pa pasur dorë askush, pra pa Zotin Krijuesin e saj. Idea se gjithësia nuk ka një fillim, se ajo ka ekzistuar përherë dhe se është e amshueshme ka qenë gjithmonë në pajtim me ateizmin.

Disa mendimtarëve europianë që studiuan burimet e lashta greke u hyri në qef materializmi. Ajo çka i bashkonte këta mendimtarë ishte se ata ishin kundërshtarë të fesë. Ideologët materialistë në shekujt e kaluar me qëllime të caktuara dhe në forma të ndryshme e vunë në pikëpyetje ekzistencën e Zotit duke u orientuar kundraj fesë dhe kundraj Zotit. Sikur të pranonin se gjithësia është e krijuar nga dikushi, atëherë me këtë do të pranonin ekzistimin e Zotit, Krijuesin e të gjithave.

Besnikët e zjarrtë të devocionit materialist të shtyrë që ti mbrojnë  pikëpamjet e gabuara ateiste në dy shekujt e kaluar shkuan shumë larg në shtigjet e errta të së mbrapshtës, shkuan deri në nivele absurde duke shpikur thënien: Njeriu e krijoi (shpiki) Zotin, e jo Zoti njeriun.

Duke e vu njeriun në vendin e Zotit Krijues, pastaj justifikimi për të bërë çdo gjë, dhe në përpjekje përë ta ndërtuar të ardhmën pa Zotin, përkrahësit e materializmit ishin të gatshëm të bënin gjithça për këtë botëkuptim. Duke pohuar hapur për disa shekuj me radhë se Zoti nuk ekziston, ndërtohej “njeriu i ri”, tipi i njeriut pa fe.

Paraqitja e ateizmit nuk mund të përcaktohet me saktësi. Mirëpo, fryma e ateiste, mohimi i Zotit është paraqitur që nga fillimet e para të shoqërisë njerëzore, por jo sipas formulimit apo aludimit të atij të kohës së re. Largimi nga Zoti i vërtetë, apo mohim i pranisë së Tij në jetën e njerëzore dhe kthimi kah idhujtaritë dhe hyjnitë e rremë, tregon se ateizmi ka qenë i rrënjosur në të gjitha periudhat e shoqërisë. Deri në historinë e kohës së re na paraqitën të gjitha llojet e ateizmit duke filluar nga ateizmi naiv (primitiv) te ato fise dhe popuj të cilët nuk kishin njohuri mbi Zotin e vërtetë, pastaj ateizmi teorik, shkencor, luftarak dhe deri të ateizmi praktik i cili edhe sot vepron te ata njerëz që cilët sillën dhe jetojnë sikur Zoti fare të mos ekzistoj.

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë atheos - atheos. Germa a - paraqet parashtresën mohuese: pa, jo, mos dhe theos – Zot. Fjalë për fjalë domëthënë: i pa Zot, i patenzonë ose i pa fe. Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë: mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar etj. Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).

ATEIZMI IMPLICIT (PRAKTIK)

Ky ateizëm është qëndrim apo mënyrë jetese ku "Zoti", besimi në "Zotin", apo çështjet rreth fesë, "Zotit" etj., nuk përfillet, nuk llogaritet e nuk merret fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "Zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit). Këtu përfshihen tërë ata njerëz për të cilët besimi në "Zotin" nuk është fare pjesë e jetës së tyre të cilët as nuk flasin për Zotin e fenë e as nuk veprojnë fare në ujdi me besimin e caktuar.

ATEIZMI EKSPLICIT (TEORIK)

Ky ateizëm është qëndrim dhe ecuri ku “Zoti” apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si Fridrih Niçe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasëll, Xhorxh Smith etj. Këtu përfshihen tërë ata njerëz të cilët e hedhin poshtë shprehimisht besimin në “Zotin“. Themeli psikologjik i ateizmi qendron në shpirtin e njeriut, kur thotë: O Zot, dua të jam plotësisht i lirë, por pa ty. Mos u përzi në punët e mija, nëse kam nevojë të thrras etj.

Fushata antifetare dhe indoktrinimi ateist u pa në rexhimet diktatoriale komuniste, sidomos në Shqipëri në të cilën për aq sa zgjati ky sistem nuk solli tejtër veq dhunë, vrasje dhe varfëri. Ky ishte internacionalizmi i rrejshëm dhe i zbrazët, ateizmi luftarak dhe shkatërrimtar.

Edhe ateistët janë besimtar, mirëpo ata më shumë janë idhujtar se sa besimtar të mirëfilltë. Madje ateistët janë besimtar të mëdhenjë politeist sepse besojnë në shumë gjëra që i lartësojnë dhe i lavdërojnë duke i kthyer në idhuj për t’i nderuar deri në përulje. Idhujtarët janë njerëz të nënshtruar dhe të përulur plotësisht idhujve të tyre.

Pra edhe ateistete besojnë se nesër do të zgjohen mirë nga gjumi, se në mëngjes kanë për të pirë kafe të mirë, se fëmiu i tyre i sëmuar ka për tu shëruar, pastaj u besojnë ngjarjeve, njerëzve, besojnë në drejtësi, në dashuri, në ide, në të ardhmen etj. Kështu edhe presidentet e qeverive, diktatoret e egër etj., gjithashtu besonin, madje ata besonin fuqishëm në idet e tyre. Besimi i tyre i mendoj kampet politike dhe ideologjike, kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes siç ishin: kampi famëkeq i Goli Otokut, kampi nazist i shfarosjes në Mathauzen, kampet komuniste në Shqipëri, kampi i pritjes dhe përcjelljes i Stankovecit në Maqedoni etj. Ja se ku e dërgon njeriun besimi në koncepte dhe ide të gabuara!

Sipas formulimit të pikëpamjeve ateiste gjithësia nuk na qenka krijuar asnjëherë dhe nga askush. Ajo paska ekzistuar përgjithmonë. Kështu në këtë mënyrë përkrahësit e ateizmit e absolutizuan dhe e përjetësuan meterien duke krijuar dogmën materialiste dhe ateiste se gjërat e pavetëdijshme e paskan formuar veten, jetën, kulturën, artinë, dashurinë, lirinë etj. O tempora, o mores – O kohëra të çuditshme, thonin latinët.

Duke i mjegulluar shumë aspekte tjera të ekzistencës sonë dhe duke mbajtur qendrim mohues, rebelues por edhe armiqësor ndaj Zotit, Krijuesit i të gjithave, ithtarët e paepur të teorisë së materializmit me një optimizëm të cekët dhe mashtrues duke i larguar njerëzit prej Zotit dhe duke iu ofruar zgjidhje gjysmake, shumëkënd e lanë të paplotësuar, në zbrazëtirë shpirtërore si peshkun pa ujë. Shumë shkenëctarë dhe intelektual mbetën të hendikepuar nga kjo mendësi ateiste që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë këtij botëkuptimi edhe sot e kësaj dite.

Feja na mëson se jeta, ekzistenca, njeriu dhe çdo gjë e krijuar është dhuratë e Zotit, dhe se qëllimi i njeriut është ta njoh Zotin, Krijuesin e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat